Mbi 60 ish-drejtues dhe ish-ushtarë të UÇK-së do akuzohen nga Specialja

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 11:24 | Nga

Mbi 60 ish-drejtues dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të akuzohen nga Zyra e Prokurorit të specializuar në Hagë, shkruan portali Insajderi.

Aktakuza e parë pritet të shpallet menjëherë pas shënimit të dhjetë-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla është njëri nga të parët që pritet të akuzohet dhe ekstradohet në Hagë. Mes drejtuesve të lartë të UÇK-së, të akuzuar do të jenë edhe Shukri Buja, Sokol Dobruna dhe Daut Haradinaj.

Nën hetime për krime të rënda janë edhe presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli. Thaçi, për rolin e tij si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, derisa Veseli për rolin e tij si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Thaçi e Veseli nuk pritet të akuzohen në valën e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme