Mbi 7 orë bastisje në shtëpinë e Rexhep Selimit nga EULEX-i

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:06 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarë të EULEX-it, mbi 7 orë kanë kryere bastisje në shtëpinë e deputetit Rexhep Selimi, ndaj të cilit të mërkurën Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës aty kanë qëndruar disa vetura të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, të cilët edhe kanë marrë disa gjëra nga shtëpia e Selimit.

Bastisje gjatë ditës ka pasur edhe në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli që po ashtu tashmë kanë aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Këto bastisje i ka konfirmuar edhe EULEX-i.

Të ngjashme