Mbi 750 euro të falsifikuara konfiskohen në Kosovë

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë ditëve të fundit, mbi 750 euro të falsifikuara janë konfiskuar nga policia e vendit.

Këto para janë gjetur në vende të ndryshme të Kosovës, si Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të policisë në Prishtinë një person ka raportuar se të dielën gjatë nxjerrjes së një shume të parave nga një bankomat ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Po ashtu në Prishtinë një shtetas i huaj është ankuar se nga persona të ndryshëm, gjatë pagesave që ka bërë për ofrime shërbimesh, nga muaji dhjetor e deri në gusht, ka vërejtur se ka marrë një shumë të parave prej 50 eurosh në forma të 2 eurove të falsifikuara.

Në Prizren një person dyshohet se kishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 100 euro në njërën nga bankat e qytetit. Edhe në Lipjan dyshohet se një person ka deponuar një 100-she të falsifikuar në bankomatin e një banke.

Të ngjashme