Pas vendimit t Qeverisë së Kosovës për të vënë një taksë 100% në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pati edhe brenga lidhur me efektet negative të kësaj mase në Buxhetin e Kosovës, për ndikimet ne çmimet e konsumit dhe tek prodhuesit që importojnë lëndë të parë nga këto vende.
Ndonëse kam qene mjaft aktive me postime për aspekte te ndryshme te këtij problemi, pasi pati edhe ca ftesa qe te elaboroj pak me gjate këto probleme ( sidomos nga miku im e analisti Nexhmedin Spahiu) po e adersoj shkurt dimensionin ekonomik te masave, edh pese mendoj se edhe aspekti politik ishte po ashtu , ne mos ma shume relevant prapa vendimit te Qeverise. Pa e nënçmuar këtë aspekt po përqendrohen ne aspektet ekonomike.
Ne një debat qe patëm ne njërin nga televizionet tona ditën kur u vu taksa një bashkbisedues aty e koleg imi parashikoi ndikime te renda ne buxhetin e Kosovës. Prandaj po merrem se pari me këtë aspekt ngase këtë çështje nuk mundem ta eksplorojmë aty. Tema shume e ishim pese bashkëbisedues dhe koha ishte gjithsejte një ore. Nuk mendoj se te ardhurat e Buxhetit te Kosovës do te duhej te dëmtoheshin nga kjo mase. Kjo do te ndodhte vetëm ne rastin kur rreth 450 milion importe qe tani vijnë nga Serbia , nuk do te zëvendësoheshin nga prodhimi vendor ose importe nga vende te tjera .Për importet nga Serbia dhe BeH importuesit edhe ashtu nuk kane paguar dogane , por vetëm TVSH. Kjo do te paguhet edhe tash edhe nëse importi vie nga vendet e tjera e edhe për prodhimet vendore. Nëse çmimet e mallrave te importuara do te jene me te larta se sa ato ne Serbi, për arsye te transportit e edhe te tjera ta zëmë 5, 10 % ose diçka me tepër për aq do te rritet edhe TVSH qe do te vie ne buxhet dhe rrjedhimisht edhe te ardhurat ne buxhet ( për shembull për importet nga Turqia, me te cilën ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen për tregti te lire). Nëse importojmë jashtë vendeve te CEFTA do te paguhet edhe dogane dhe edhe kjo do te rrisë buxhetin. Ndaj kjo ishte një brenge kryesisht e paarsyeshme.
Cili do te jete ndikimi potencial tek konsumatorët, apo ndikimi inflator, me rritjen e çmimeve te prodhimit ose konsumit. Kjo do te mund te llogaritej përafërsisht sakte nga ASK nëse shohim ndikimet ne shportën e konsumatorëve , përkatësisht peshën specifike te mallrave te importuara nga Serbia ne shportën konsumuese ne baze te cilës ASK llogarite inflacionin. Ne mungese te kësaj po marr një model te te thjeshtësuar. Nëse nisemi nga statistika e publikuar ( ASK, Tregtia e jashtme , 2017) shohim se importet nga Serbia përbejnë rreth 15% te importeve te gjithmbarshme.
Nëse supozojmë se importi nga vendet e tjera qe i zëvendëson këto produkte do te jete me i shtrenjte 10%, dhe kjo transponohet linearisht tek niveli çmimeve ( e kjo nuk ngjet ne realitet) atëherë niveli i përgjithshëm i çmimeve te këtyre produkteve do te mund te rriteshin me këto përqindje , por efekti ne shportën e konsumit do duhej te ishte me i vogël, pasi kjo % do te vlente vetëm, për këto produkte e jo edhe për te tjerat. Pra vetëm çmimi i 1/6 e importeve do te rritej me 10 %. Sipas supozimit tone. Thash qe këto janë supozime vetëm për ta ilustruar problemin,. Llogarite e sakta mund te behën ne baze te shportës me te cilën llogariten çmimet e konsumit ne Kosove dhe peshën specifike qe kane mallrat e caktuara ne te. Sipas te njëjtit burim te te dhënave ( ASK 2017) shohim se Kosova importon nga Serbia 21 milion euro pije joalkoolikë ( thuaja te gjitha te zëvendësueshme me produkte vendore) ; 17 milion sheqerna , melasë mjaltë (zëvendësohet kryesisht nga importi), 14 milion grurë e misër ( zëvendësohet kryesisht nga importi , me çmim me te larte ndoshta 10-20%), varësisht nga situata këtu Qeveria duhet te shikoje një intervenim me subvencionim te çmimeve te bukës; nga Serbia importohen edhe 14 milion përgatitje nga drithi dhe mielli ( i zëvendësueshme nga importi dhe prodhime vendor dhe gjithashtu edhe 14 milion vajra dhe yndyra ushqimi vegjetbel e te papërpunuara e qe gjithashtu zëvendësohen lehte nga importi dhe edhe nga prodhimi vendor.
Këto janë grupacionet kryesore te importit për shportën e konsumatorëve ne Kosove, dhe ndikimi tyre ne çmimet e kësaj shporte qe nuk do te duhej te ishte nje ndikimi te papërballueshëm dhe te ndikonte ne ndonjë spirale inflatore. Hiperbolizimi këtij ndikimi është i dëmshëm ne këtë situate. Megjithatë Qeveria nuk duhet as ta nënçmoje, Duhet nxjerre llogari te sakta dhe duhet përshtatur buxhetin për neutralizim te këtij ndikimi.
Një ndikim tjetër ndoshta me seriozi qe do trajtim urgjent është neutralizimi i efekteve tek prodhuesit e Kosovës qe lenden e pare dhe inputet e tjera i importojnë nga Serbia ne një përqindje te larte. Para dy tri ditësh isha ne Fabrikën e radiatorëve ENRAD nga Gjilani. Ata janë furnizuar me llamarine e çelik nga Smedereva për te prodhuar radiatorë dhe kaldaja. Ne këtë moment ata nuk mund ta përballojnë assesi shtrenjtimin e lendes se pare 100%. Ju duhet edhe kohe për riorientim ne tregje alternative. Këtu Qeveria duhet te bie një vendim urgjent qe taksa qe paguajnë ata kur importojnë lenden e pare te ju evidentohet dhe aty për aty te neutralizohet me kthim te saj për një kohe derisa te sigurojnë alternative furnizimi, ose derisa Serbia nuk korrigjon politikat e veta. Ndikimi këtij operacionin për buxhetin është neutral ne krahasim me gjendjen para masave.
Perndryshe ndikimet pozitive te këtyre masave krahas uljes se varësisë nga importi nga Serbia, mund te jene edhe tek edhe ne rritje e prodhimit vendor dhe konsumimin e produkteve vendore. Ne ekonomi është i njohur efekti i ashtuquajtur i i multiplikatorit . Çdo Euro e shpenzuar ne blerjen produkteve vendore dhe inputeve vendore te prodhimit ka një efekt multiplikues 3-5 here , varësisht nga struktura e produktit , pra ajo euro bën një xhiro ne vend duke i kontribuar rritjes ekonomike dhe vendeve te reja te punës. Eurot qe shpenzojmë për importe e bartin ketë efekt tek vendi ku importojmë. ( kjo nuk vlen vetëm për importet nga Serbia).
Mu për ketë tani edhe ne diskutimet teorike , po korrigjohet nje eufori qe erdhi gjate viteve 90, dhe dekadën e pare te këtij shekulli, si pasoje e te cilës ishin neglizhuar politikat aktive industriale për ri industrializim te ekonomive ne tranzicion, ose ekonomive qe janë ballafaquar me nevoje te rikonstruktimit pas luftës dhe sanimit te një dezinsutrializimi brutal siç është rasti me ekonomine e Kosoves. Pra nga ekonomistë e nobeliste shume eminente po sugjerohen politikat qe rrisin ofertën vendore dhe aftësinë e saj konkurruese ( supply –side policies). Kosova nuk mund te akuzohet se është kudër parimeve te CEFTA e tregut te lire. Ajo është , krahas Shqipërisë, respektuese rigoroze e atyre primeve me shume se gjithë vendet e tjera te CEFTA e sidomos me shume se Serba e B e H. Ajo me kete vendim nuk po e suspendon ekonominë lire. Ka problem vetëm me dy vende dhe 15% , përkatësisht 3% ( Be H) te importeve.
Pra nga vende qe godasin pozitën e saj ndërkombëtare dhe sovranitetin e saj. Përndryshe po te ishte fjala për suspendim te tregtisë se lire dhe konkurrencës fer përkrahja ime ndaj vendimit te Qeverise do te dallonte shume nga ajo qe kam bere si udhëheqës i Riinvest ose deputet. Unë besoj se vetëm tregu i lire, konkurrenca fer dhe politikat aktive zhvillimore dhe industriale për rritje te ofertës vendore janë çelësi i prosperitetit ekonomike te Kosovës dhe ekonomive te ngjashme si kjo e Kosovës.
Për te ilustruar se gjithsesi ka qene e nevojshme te ndermirën mase për te rregulluar, midis tjerash edhe tregtinë me Serbinë ( pavarësisht aspekteve politike) mjafton te kemi ne vëmendje se deficiti tregtar me Serbinë nga viti 2005 deri ne fund te vitit 2017 është rritur nga 104 milion Euro ne 401 milion Euro ose 2.8 here, ndërkohe qe deficiti i përgjithshëm ne këmbimin tregtar I Kosovës ne këtë periudhe është rritur rreth 2.4 here, ( 40% me pak). E kam thëne edhe ne raste te tjera se Kosova ka nënçmuar gjate këto probleme dhe ka injoruar rekomandimet qe ti adresoje.
Një kthese pozitive është bere këto tri vitet e fundit me pakon fiskale 1 e 2 dhe gjithashtu edhe me disa masa qe janë marre ne vazhdim te tyre vitin e fundit. CEFTA , BE dhe ata qe e mbështesin tregtinë e lire me se paku mund ta akuzojnë Kosovën për përkushtimin ndaj tregtisë se lire. Problemet duhet t’i kërkojnë gjetiu.