Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ministrja e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,në parkun para ndërtesës së ish-Rilindjes kanë bërë mbjelljen e fidanëve të qershive japoneze, raporton Ekonomia Online.
Pacolli tha se ai ndihet i lumtur që pikërisht kjo vizitë po ndodhë në shënimin e 10-vjetorit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Japoninë.
“Sot një ditë e bukur kemi nderin që bashkë ta kemi edhe zonjën Abe. Është hera e parë që ministrja viziton Kosovës, jemi shumë të nderuar që vizita ndodhë në 10-vjetorin e instalimit të marrëdhënieve me Japoninë”.
Pacolli tha se jetëgjatësia e pemëve të mbjella do jetë me shekuj ashtu si miqësia e Kosovës me Japoninë.
“Me Japoninë kemi pasë gjithmonë marrëdhënieve intensive diplomatike, kemi vizita të rregullta të përfaqësuesve të Japonisë në Kosovë. Sot patëm nderin të mbjellim qershi vakura”.
“Ka kuptimin e miqësisë është një pemë që do qëndrojë me shumë shekuj këtu ashtu si miqësia e Kosovës me Japoninë. Japonia ka ndihmuar Kosovën gjithmonë ekonomikisht dhe po vazhdon ta ndihmojë”.
“Kosova është familja e saj mos e harroni Kosovën pasi këtu do gjeni gjithmonë njerëz që ju respektojnë”.
Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Toshiko Abe, tha se 30 fidanët e mbjella janë një shenjë nderimi për Kosovën.
“Jemi këtu duke mbjellur këtë pemë dhe shpresojë që kjo ta simbolizon miqesinë mes Kosovës dhe Japonisë. Sot së bashku me shoqatën e qerdhive japoneze jemi duke bërë mbjelljen e 30 fidaneve të qershisë si shenjë nderimi”.
Abe tha se këto pemë njihen për rritje të shpejtë derisa tha se ajo shpreson që edhe mardhëniet Japoni-Kosovë do rriten shpejtë.
“Pemët e qershisë njihen për rritjen e shpejtë dhe shpresoj qe edhe raportet mes Kosovës dhe Japonisë të rriten shpejtë. Në emër të qeverisë japoneze ju dëshiroj më të mirat për Kosovën”.
Ndërsa i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, çmoi kontributin e lartë të Japonisë për Kosovën deri sa edhe tha se e mirëpret vendimin e qeverisë së Japonisë për të ndërtuar ambasadën e Japonisë në Kosovë.
“Ka një kohë që tashmë me ambasadorin e Kosovës në Japoni kemi bërë plan që t sjellim 30 fidane të qershisë që është një prej drunjve më të bukur dhe kanë kujdes të veçantë”.
“Japonia është një prej shteteve që ka ndihmuar dhumë prandaj sot në shënimin e këtij 10-vjetori në emër të Komunës së Prishtinës i falënderoj për ndihmën që na kanë dhënë. E përshëndes vendimin e qeverisë së Japonisë që një të ardhme të afërt ta kemi ambasadën e Japonisë në Kosovë”.
Zv.kryeministri Pacolli u pyet nga gazetarët nëse po prishen marrëdhëniet ShBA-Kosovë ndërsa ai tha se kjo nuk po ndodhë, raporton EO.
“Kjo ditë e bukur i dedikohet mbjelljes së qershive. Nuk prishet puna jemi këtu për të mbrojtur çdo gjë të keqe mes Kosovës dhe ShBA-së”.