Mblidhen dy komisione parlamentare

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 07:37 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në orën 11:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.

Ndërkaq në ora 12:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së. Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Të ngjashme