Mblidhen krerët e drejtësisë, flasin për themelimin e Taskforcës për krimet e luftës

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë mbledhur këtë të mërkure një një takim koordinues për themelimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues të Strategjisë së krimeve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ka qenë temë aktuale ditëve të fundit.

Pas një takimi me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e familjeve të viktimave të luftës në Kosovë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur edhe disa nga hapat e mëtejme.

Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

Veseli përmendi se ky Komision do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës.

Kryetari Veseli përmendi opsionin e angazhimit të një kompanie ndërkombëtare, e cila do të ishte e specializuar në këtë fushë, për të asistuar në të gjitha format.

Të martën Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka proceduar për në kryesi rezolutën për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.

Të ngjashme