Mblidhet Këshilli për Siguri i Kosovës, pritet të vendoset për masat parandaluese për Coronavirusin

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Siguri i Kosovës, që funksionon në kuadër të Kryeministrisë, do të mbajë sonte një mbledhje urgjente për t’i diskutuar masat që duhet të merren për të parandaluar koronavirusin.

Mbledhja do të mbahet nga ora 20:00, raporton Koha.Net,

Ndër masat që pritet të merren janë ndalimi i ngjarjeve sportive, tubimet në masë, si dhe mbyllja e shkollave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme