Mblidhet Kryesia e LDK-së, të shtunën pritet të vendoset për kreun e partisë

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 09:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është mbledhur sërish, një ditë para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë që mbajti dje kjo parti, zëdhënësi Besian Mustafa deklaroi se në këtë mbledhje janë diskutuar disa çështje, që lidhen me procesin e brendshëm zgjedhor të partisë, ndër to edhe kandidaturat.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, u raportua se Isa Mustafa pritet të jetë kandidat konsensual për kryetar, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga strukturat partiake.

Të ngjashme