Mblidhet LDK-ja, vendos nëse do të votojë për Kadri Veselin

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 17:39 | Nga

Ka nisur takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili po mbahet në njërin prej lokaleve në dalje të Prishtinës. Temat e diskutimit janë zhvillimet e fundit në vend, respektivisht seancën e 3 gushtit.

Raportohet se aty po marrin pjesë krerët më të lartë të partisë: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Muharrem Svarqa si dhe Ismet Beqiri.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja do të marrë vendim nëse do të votojë Kadri Veselin ose jo për postin e kryeparlamentarit.

Poashtu në mbledhjen e sotme të Këshillit, LDK-ja do të diskutojë edhe për emrat e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në ndërkohë që Vetëvendosja ka deklaruar se nuk ka votë për Kadri Veselin si kryeparlamentar, LDK-ja deri tash nuk ka dhënë një qëndrim definitiv nësë do të votojnë ose jo nëse PAN-i do të vendosë për emrin e Kadri Veselit për postin e të parit të Kuvendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme