MBPZhR-ja zgjat afatin për pagesa të fermerëve

Rahovec | 22 Mar 2017 | 14:51 | Nga

Komuna e Rahovecit njofton fermerët e Rahovecit se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin për aplikim në pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, thekër, farë gruri, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemishte ekzistuese, material fidanor, për blegtori, bletari, pula vojse, dosa në riprodhim, për bujqësi organike, si dhe për thëllëza për vitin 2017, i cili parashihej të përfundonte më 27 mars, është zgjatur deri më 10 Prill 2017.

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovec.

Pranimi i palëve bëhet çdo ditë pune nga ora 08:30-15:30, dhe luten fermerët që të aplikojnë sa më herët që mos të presin afatin e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme