Mbretëresha Elizabetë iu kërkon ligjvënësve britanikë të gjejnë zgjidhje për çështjen BREXIT

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe për t’i dhënë fund krizës rreth çështjes BREXIT, Mbretëresha Elizabetë II u ka dërguar një mesazh të koduar klasës politike të Britanisë së Madhe.

Ajo u ka bërë thirrje ligjvënësve të gjejnë një zgjidhje të përbashkët pasi 29 marsi është data e fundit për Britaninë e Madhe që të largohet nga Bashkimi Europian, njofton Klan Kosova.

Mbretëria e Bashkuar gjendet në krizën më të thellë politike në gjysmë shekulli, ndërsa ballafaqohet me mënyrën se si, apo edhe nëse do të dalë nga projekti evropian të cilit iu bashkua në vitin 1973.

Ndonëse mbretëresha Elizabetë, nuk e përmendi direkt BREXIT-in, në një fjalim vjetor në Institutin e saj të Grave në Norfolk, tha se çdo brez përballet me “sfida dhe mundësi të reja”, shkruan Reuters.

”Ndërsa kërkojmë përgjigje të reja në epokën moderne, unë preferoj që të jetë një nga recetat e testuara, pra duke folur mirë për njëri-tjetrin dhe duke respektuar pikëpamjet e ndryshme në kërkim të terrenit të përbashkët; dhe duke mos e larguar asnjëherë vëmendjen nga çështja kryesore”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme