Ekonomia Online
FUNDIT

Mbushen spitalet dhe klinikat COVID, rreth 600 pacientë të hospitalizuar, 29 në gjendje të rëndë

Mbushen spitalet dhe klinikat COVID, rreth 600 pacientë të hospitalizuar, 29 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 575 pacientë. Sipas SHSKUK-së, 468 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19. 29 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 418 janë me oksigjenoterapi. Njoftimi i plotë: 18 gusht 2021, raport […]

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 575 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 468 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

29 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 418 janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:

18 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

575 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

418 me oksigjeno-terapi

29 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 70 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 91 pacientë

– Spitali i Pejës, 64 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Të ngjashme