Mbyllen 10 lokale që nuk posedonin arka fiskale

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore  në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së,  inspektorëve të  MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së,  ka  realizuar operacionin policor, duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore  në bare dhe lokale të ndryshme.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar 46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale).

Janë gjetur armë të  ftohta (3 thika),  2 boksa të  metalit  dhe 1 sprej OC (1),

Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera.

Ky aktivitet parandalues  është  implementuar  në mënyrë të vazhdueshme  në  të  gjitha rajonet  brenda këtij  muaji  në  intervale të  ndryshme kohore.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme