Mbyllen pa marrëveshje negociatat Shqipëri-Greqi në Kretë

Kretë | 12 Nën 2017 | 20:24 | Nga

Mbyllen pa arritjen e një marrëveshje negociatat treditore mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë të mbajtura në Kretë.

Bisedimet u fokusuan në çështjet e hapura mes të dyja palëve të përmbledhura në një paketë.

Në një deklaratë të përbashkët të dy ministrave në përfundim të takimit thuhet se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u krye një punë substanciale, raporton TV Klan.

Ministri Bushati dhe Kotzias ranë dakord që të takohen sërish në Shqipëri, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm përpara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme