Deri në 1.500 pacientë mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjeve si hepatiti dhe HIV në tre klinika dentare në Filadelfia, thonë zyrtarët amerikanë të shëndetësisë.
Departamenti i Shëndetit Publik i Filadelfias mbylli të tre lokacionet e ‘Trieu Family Dental’ në West Chew Avenue, North 5th Street dhe Woodland Avenue.
Një pacient në lokacionin e West Chew Avenue bëri thirrje anonime në nëntor të 2018-ës, pasi vuri re kushtet johigjienike.
Kur hetuesit vizituan klinikën, gjetën prova të praktikave të pasigurta duke përfshirë ripërdorimin e gjilpërave dhe përdorimin e pajisjeve që nuk ishin sterilizuar siç duhet.
Klinikat u mbyllën në dhjetor të vitit 2018 dhe zyrtarët thonë se kanë punuar në identifikimin e ish-pacientëve , si dhe me stafin për t’i edukuar ata në praktikat e duhura të higjienës.