Mbyllen tre klinika dentare, ekspozuan pacientët ndaj HIV dhe hepatitit

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Deri në 1.500 pacientë mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjeve si hepatiti dhe HIV në tre klinika dentare në Filadelfia, thonë zyrtarët amerikanë të shëndetësisë.

Departamenti i Shëndetit Publik i Filadelfias mbylli të tre lokacionet e ‘Trieu Family Dental’ në West Chew Avenue, North 5th Street dhe Woodland Avenue.

Një pacient në lokacionin e West Chew Avenue bëri thirrje anonime në nëntor të 2018-ës, pasi vuri re kushtet johigjienike.

Kur hetuesit vizituan klinikën, gjetën prova të praktikave të pasigurta duke përfshirë ripërdorimin e gjilpërave dhe përdorimin e pajisjeve që nuk ishin sterilizuar siç duhet.

Klinikat u mbyllën në dhjetor të vitit 2018 dhe zyrtarët thonë se kanë punuar në identifikimin e ish-pacientëve , si dhe me stafin për t’i edukuar ata në praktikat e duhura të higjienës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme