Mbyllen tregjet e kafshëve në Drenas dhe Komoran

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 15:30 | Nga

Drejtoria e Inspeksionit njofton qytetarët e Komunës së Drenasit së ka bërë mbylljen e tregut të kafshëve në Komoran dhe në Drenas, në bazë të vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si masë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes gungore të lëkurës.

Inspektorët komunalë do të bëjnë inspektimin e tregut të kafshëve në Komoran ditën e shtunë dhe në Drenas ditën e enjte, si dhe eventualisht nëse bëhet zhvendosja e tregut në rrugë apo hapësira tjera do të merren masa për largimin e tyre.

“Andaj lusim qytetarët që t’i shmangën tregut të kafshëve dhe lëvizja e kafshëve në rrugë (për therje) të behët me pëlqim nga veterinari. Të gjithë fermerët dhe pronarët që posedojnë kafshë, për ç’do rast të dyshimit lidhur më këtë sëmundje, të lajmërojnë menjëherë veterinarin dhe Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspeksionit, kërkon mirëkuptim nga qytetarët për zbatimin e këtij vendimi, i cili do të jetë në fuqi deri në një vendim të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme