Mbyllet përkohësisht tregu i kafshëve në Lipjan

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 12:01 | Nga

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit se duke u bazuar në vendimin e Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Kosovës të datës 18.07.2017, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës, do të bëhet mbyllja e përkohshme e tregut të kafshëve në Lipjan.

Njoftohet publiku i gjerë dhe në veçanti tregtarët e kafshëve dhe fermerët, se tregu i kafshëve do të mbyllet përkohësisht që nga dita e hënë më 24 korrik 2017, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Sëmundjes Gungore të kafshëve.

Tregu do të jetë i mbyllur deri në vendimin e ardhshëm nga AUV për hapjen e tregjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme