Mbyten dy pushues në plazhin e Spillesë- Kavajë, dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut

Prishtinë | 22 Gus 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Dy pushues janë mbytur ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se këta persona, ende të paidentifikuar, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

Thuhet se viktimat janë të moshave rreth 70 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme