MCC-ja do të mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë

Prishtinë | 24 Maj 2022 | 10:51 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca me donatorë me tëmë “Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë”.

Ky projekt siç u tha do të mundësoj dy benefite, atë të zvogëlimit të ndotjes së ajrit, si dhe të zvogëlimit të konsumit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanoll,  foli për përfitimet që do t’i këtë Kosova nga këto iniciativa.

“Këto iniciativa vijnë në një kohë të duhur për vendin, në krizën që po kalon Kosova për shkak të luftës në Ukrainë. Jemi në një kohë kur sektorit të energjisë në Kosovë po i japim një drejtim të duhur në të ardhmen”, tha ajo.

Ajo foli edhe për eficiencën e energjisë. “Sa i përket eficences së energjisë jemi duke punuar për të krijuar kushte për efiçincën e energjisë që përfshin sektorin privat. Është programi i parë qe përfshinë sektorin privat. Ne mirëpresim mësimet e juaja nga përvoja për të nxjerr masat sa i përket kërkesës së energjisë sa i përket amvisërisë”, tha ajo, raporton EO.

Alicia Philllips, zëvendëskryetare e MCC-së, tha se se është koha që të bashkëpunojnë në drejtim të eficiencës së energjisë. Ajo tha se mezi e pret bashkëpunimin me Kosovën.

“Askush nuk ka pritur rritjen e energjisë rritjen e çmimeve. Askush nuk ka ndodhur që kjo të ndodhë. Kur arrita u befasova sa ka shpenzime të energjisë në sektorin e amvisërisë”.

“Koha është e jashtëzakonshme që të bëhemi bashkë dhe të flasim çfarë kemi mësuar gjatë kësaj periudhë. Ka qenë kënaqësi që MCC-ja të punojë me Qeverinë e Kosovës me sistemin pilot për energjinë në amvisëri”, tha ajo.

“Në mbarë botën kemi pa se si funksionon dhe mendoj se Kosova është e gatshme që t’i përdorë këto mësime. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunime me Kosovën”, tha ajo.

Punimin e prezantoi Burim Hashani, drejtor në MFK.

“Punojmë me fundin për garanci kreditore që bankat të lëshojnë kredi më lehtë. 26 milionë projekte kemi angazhuar në konsercium gjerman dhe afati është shtator 2022 për të përfunduar këtë program”.

“Kemi 6 komuna të punojmë me ndërtesat shumëkatëshe. Është një projekt i shumëfishte. Kemi dhënë 400 grante në biznese. Efektet e këtij programi janë menjëhershme. Kemi një përqindje të lart të grave të punësuara në sektorin e energjisë”, tha ai.

“60 për qind e konsumit bëhet nga amvisëritë, 80 për qind për ngrohjen e ambientit. Faktorët kryesorë janë zvogëlimi i shfrytëzimit të energjisë, zvogëlimi i faturave. Faktorët që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë janë: Përmirësimi i dritareve; Përmirësimi i hapësirave. Kemi 70 për qind e shtëpive të paizoluara, pa dritare të dyfishta. 4000 shtëpi kanë aplikuar, 1000 janë kualifikuar. 300 shtëpi tashmë janë kompletuar. Kemi 80 instalues të kualifikuar. Kemi ndukur në besimin e njerëzve”.

Ai bëri të ditur se sa u përket granteve kanë pasur 500 aplikime.

“Në nivel të grantit kemi pasur 500 aplikime. Tregu brenda një viti është përmirësuar jashtëzakonisht. Në aspektin e përfshirjes gjinore kemi inxhiniere dhe arkitekte gra që ta menaxhojmë punën. Po shpresojmë të paktën edhe për 100 shtëpi shtesë. Mesatarja tani e grantit është mbi 500 euro. Kemi 1000 aplikacione të grantit të miratuara dhe 200 do miratohen ditën e ardhshme”.

“Kemi vërejtur që pensionistët po aplikojnë për sisteme të ngrohjes. Kemi dhënë grant mbi 20 mijë euro”.  Retrofitet janë bërë në komunat Prishtina Mitrovica , Gjakova, Lipjan, Viti, Novobordë. Kemi 4 milion dollar për këtë… Kemi 12 kontrata me kompani ndërtimore që po i bëjmë këto retrofite”.

Udhëheqësi i ekipit dhe konsulenti implementues nga (Konsorciumi GFA&HPC), Marko Kosor, foli për mundësitë e krijuara në kuadër të programit të eficiencës se energjisë. Ai me theks përmendi rolin e gruas në këtë sektor.

“Mekanizmat e zhvilluar në parim për programet janë në tri detyra.  Ta bëjmë transparente, të sigurojmë cilësi dhe të përdorimit të burimet më të në funksion. Janë jashtë zonja në projektin ton që janë në gjendje të përgjigjen për çfarëdo pyetje”.

“Kemi procese të trajnimit monitorimit dhe vlerësimit. Kompanitë ndërtimore duhet të punojmë sipas standardeve të mirëfillta dhe kjo është e vështirë për të filluar nga fillimi. Shumë të rijnë kanë ikur nga Kosova këtu nuk është përfshirë vetëm Kosova, por edhe vendet e perëndimit.  Kemi tri kategori që kemi investuar, amvisëria, ndërtesa shumëkatëshe dhe pronareve të kompanive gra”, tha ai.

Të ngjashme