MCC me 2018 e ka kualifiku Kosovën për grant – Kurti po gënjen

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 17:44 | Nga Valon Syla

Kam punu shumë vite si gazetar që e kam përcjellë sektorin e energjisë dhe e m’vjen inati kur politikanët rrejnë sidomos për këtë fushë.

Kryeministri dhe kryerrenci në këtë rast Albin Kurti sot deklaroi se MCC ja paska jep grantin Qeverise Kurti se e ka “rrit demokracinë në Kosovë”.

Pse bre po rren Albin Kurti?

Unë shume mire e mbaj në mend qe MCC me 2018 e ka kualifiku Kosovën për këtë grant. Bile Qeveritë Haradinaj dhe Hoti e nënshkruan vendimin që ky grant të përdoret për gasifikim strategjik që ishte edhe synimi kryesor i amerikanëve nëpërmes MCC.

Poashtu ishe ti Albin Kurti ai që e anulove gazpërçuesin amerikan, e vonove nënshkrimin, ishe ti Albin Kurti që kalove 4 muaj nën sanksione të MCC më 2021 dhe është Kurti ai që sot ka suficit 91% ne investime kapitale, ne vlere prej mbi 400 milionë euro. Pra je aq i paaftë sa që as grantet stë ndihmojnë. Badihava edhe rrenë e merr merita për grante të huaja kur as paret e buxhetit nuk ke aftësi elementare me i investu në vend tondin e fatkeqësisht edhe temin. Rrenc.

Të ngjashme