Cristiano Ronaldo ka marrë lëvdata nga super ylli i UFC-së, Conor McGregor, i cili beson se ylli i Juventusit është i përsosur.
Përkundërmoshës së tij, Ronaldo, 34-vjeçar, është duke e vazhduar formën e tij të mirë edhe në Serie A, ku është golashënuesi i dytë më i mirë për këtë sezon, pas Fabio Quagliarellas të Sassuolos.
Ylli i arteve të përziera marciale, McGregor, është njëri ndër sportistët të cilët frymëzohen nga ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit, përkundër sukseseve që edhe ai vetë i ka arritur në UFC.
“Cristiano është një atlet, person dhe ndërmarrës fenomenal. Disiplina e tij e gjithanshme, rëndësia që ai ia kushton çdo detaji dhe dedikimi i tij ndaj punës i ka frymëzuar shumë fëmijë për të luajtur futboll”, ka thënë McGregor në një intervistë për FIFA-n.
“Vetëm shikoni se çfarë bëri së fundi në Ligën e Kampionëve, në moshën 34-vjeçare. Ai shënoi një het-trik kur i gjithë presioni ishte mbi të. Dhe e bëri këtë kundër Atletico Madridit, njërës ndër klubet më të mira në Evropë”.
“Kjo është me të vërtetë frymëzuese. Ne të dy jemi atletë të disiplinuar në kulmin e formës tonë”.