Me ekspozitë homazh, nis shënimi i 20-vjetorit të Epopesë së Jezercit

Ferizaj | 24 Sht 2018 | 21:42 | Nga

Nën ritmet e këngës “Baladë për mikun”, këngë kushtuar dëshmorit artist Gursel Sylejmani, çeli javën e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit, ekspozita homazh e artistit dëshmor Gursel Sylejmani, sonte në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Artistë, drejtues politikë e institucionalë, miq e familjarë të Dëshmorit të Kombit, Gursel Sylejmani panë punimet e realizuara kohë më parë, por që mbartin në vete idilin e lirisë.

Për dëshmorin artist dhe veprat e tij folën Drejtorja e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, kuratori i ekspozitës, Prof. Haki Xhakli, Kryetari i Komunës së Vitisë, vendlindjes së dëshmorit, Sokol Haliti si dhe vajza e tij, artistja pamore Pranvera Sylejmani. Fjalët më të zgjedhura u thanë për trimërinë, dashurinë, artin dhe humanizmin e Dëshmorit të Kombit, Gursel Sylejmani.

Po me muzikë, u mbyll edhe nata e parë e kësaj ekspozite e cila do të qëndroj e hapur për disa ditë rresht në shënim të 20 vjetorit të Epopesë së lavdishme të Jezercit, e cila organizohet në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme