“Me folë ditë e natë ka histori” – Qytetarë të shumtë vizitojnë Prekazin në 26-vjetorin e Epopesë

Prekaz | 06 Mar 2024 | 15:55 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, qytetarë të shumtë vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. E disa të intervistuar nga Ekonomia Online, u shprehën plot emocion për prezencën e tyre sot në Prekaz.

Hazir Lushtaku, tha për Ekonomia Online, se sot po festohet flakadani i lirisë, flakadan ky që ngriti të gjithë në luftën e lirisë.

“Ky është flakadani i lirisë më i larti dhe më i miri i mundshëm historikisht që na ngrit të gjithëve në luftën e lirisë, me atë mallin, dhimbjen e krenarinë që e fituam në ato ditë të bardha, gjithë Kosova u ngrit në këmbë dhe ishim për ta bërë rezistencën luftën për liri çlirimtare. Adem Jashari ka luftuar dhe ka rezistuar me tërë familjen me gjithë këto shtëpia, tri ditë e tri netë ka zgjatur reagimi i tij se shumë vende do kishin falimentuar brenda disa orëve”, tha Lushtaku.

 “Unë sot erdha prej lagjes ‘Lushtaku’, ku janë vëllezërit e mijë dhe erdha me marrë pjesë ditën e sotme, ditë e kremte, ku festohet flakadani i lirisë, një prej luftërave më të rëndësishme që ka qenë tri ditë e tri net. Adem Jashari ka luftua e ka rezistua me tërë familjen me gjithë këto shtëpia këto e tri ditë ka zgjat reagimi i tij , se shumë vende ata menjëherë ish falimentu brenda disa orëve, e mu për këtë kjo ka mbet me të vërtetë siç e thonë më të shquarit tonë të Kosovës sonë martire se ky është flakadani i lirisë më i larti dhe më i miri i mundshëm historikisht që na ngrit të gjithëve në luftën e lirisë, me atë mallin, dhimbjen e krenarinë që e fituam në ato ditë të bardha, gjithë Kosova u ngrit në këmbë dhe ishim për ta bërë rezistencën luftën për liri çlirimtare”, tha ai.

Ndërsa, Xhemajl Berisha derisa kishte bërë homazhe te varrezat e Jasharajve tha se këtu ka emocione, dhimbje dhe krenari, teksa tha se shuarja e 50 anëtarëve është krenari dhe falë tyre jemi gjallë.

“Emocionet nuk janë vetëm personale të miat apo te familjes sime apo shoqërisë, këto janë emocione të të gjithë kombit shqiptarë edhe dhimbje dhe krenari. Janë disa data por përveç datave gjithmonë është krenari e kombit histori e kombit në histori të kombit nuk mbahet mend një familje me mbi 50 anëtarë që janë sakrifikuar për ditën e sotit”, tha Berisha.

“Me fol ditë natë ka histori të bollshme kjo lagje ky fshat dhe e gjithë shqiptaria”, tha ai.

Edhe Ismail Asllani nga komuna e Obiliqit kishte ardhur për homazhe te Kompleksi “Adem Jashari”.

Ai tha se sa familja Jashari ka humbur shumë por i lumtur u shpreh me lirinë. Tha datat 5, 6 dhe 7 mars duhet të kujtohen gjithmonë nga kombi shqiptar.

“Familja e Adem Jasharit është shuar me të gjithë anëtarët e familjes për lirinë e sotit, unë e përshëndes me gëzim të madh bacën Rifat dhe gjithë familjen e tij, ka humb boll por Ishalla do Zoti e kemi fituar lirinë me ta i përshëndes invalidët, dëshmorët dhe këto data që janë duhet me u mbajt çdo vit. Këto duhet me u dit cilat janë, këta kanë sakrifikuar për lirinë tonë për ne, fëmijët tanë por ne mundohemi me iu përmbajt këtyre seneve mirëpo ndoshta nuk mundemi boll por sa të mundemi do iu përmbahemi. Por sa të jemi gjallë me i harru jo, jo vetëm familja ime por asnjë shqiptarë si harron këto. Lavdi iu qoftë këtyre dëshmorëve, martirëve të gjithëve, urime festa e sotit të gjithëve 5, 6 dhe 7 marsi”, tha ai.

Të ngjashme