Ekonomia Online
FUNDIT

Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim

Me gjithë protestat, gjermania miraton ligjin për izolim

Me gjithë protestat në Berlin, Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën ligjin kombëtar për frenimin e përhapjes së COVID-19, me të cilin Qeverisë federale i jepen kompetencat për zbatimin e masave të izolimit në zonat me shkallë të lartë të rasteve pozitive me koronavirus. Ligji i kundërshtuar parasheh mbylljen e shkollave dhe orën policore në […]

Me gjithë protestat në Berlin, Parlamenti gjerman ka miratuar të mërkurën ligjin kombëtar për frenimin e përhapjes së COVID-19, me të cilin Qeverisë federale i jepen kompetencat për zbatimin e masave të izolimit në zonat me shkallë të lartë të rasteve pozitive me koronavirus.

Ligji i kundërshtuar parasheh mbylljen e shkollave dhe orën policore në rajonet me mbi 100 raste të reja të infektimit për 100 mijë banorë, brenda një periudhe kohore prej shtatë ditësh. Kundër këtij ligji, që nga e orët e para të ditës me qindra qytetarë kishin vërshuar rrugët e kryeqytetit.

Protesta është përshkuar me përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gazin lotsjellës dhe sprej piperi për shpërndarjen e turmës. Policia ka njoftuar se 152 persona janë arrestuar për shkeljen e masave kundër COVID-19, për sulmet ndaj shërbimeve të emergjencës si dhe për rezistencë ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

Të ngjashme