Me moton “MARShojmë, S’Festojmë”, kërkohet drejtësi gjinore dhe shoqërore

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 12:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “MARShojmë, S’Festojmë”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, po marshohet për të kërkuar drejtësi gjinore dhe shoqërore, raporton Ekonomia Online.

Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar të Memoriali “Heroinat”, te komuna e Prishtinë për tu ndalur më pas te Qeveria e Kosovës.

Protestuesit realizuan edhe një aksion simbolik para parkut “Heroinat” me moton “Edhe na kemi ba shtet”.

Adelina Tërshani, aktiviste për të drejtat e njeriu, tha se për 8 mars nuk ka arsye për të festuar kur gratë dhunohen e rrahën e shteti hesht.

“Nuk kemi arsye për të protestuar kur gratë dhunohen e rrahën e shteti hesht”.

“Ne sot s’festojnë por marshojmë të bashkuar dhe kërkojmë për të gjitha gratë ndarje të barabartë të publikes të drejta në pronë, pushim lehonie, sigurim në rrugë, spitale e shkolla”.

“Ne i themi jo homofobizmit e seksizmit. Kontrata të punës e sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie, etnie, gjuhe dhe orientimi seksual. Siguri në shtëpi e në rrugë e polic”.

Bilsim Morina nga Komuna e Rahovecit, babai i të ndjerës Antigona Morina, e cila dyshohet se u vra me presionin e burrit të saj, kishte ardhur në marshin e organizuar për nderë të ditës së gruas, për të kërkuar drejtësi për vajzën e tij të ndjerë.

Sipas Morinës, ish-dhëndri e kishte vrarë vajzën e tij, ndërsa gjyqësori e kishte shpallur të pafajshëm.

“Jam ardh për ta kërkuar vetëm të drejtën e vajzës time por për ta kërkuar të drejtën e çdo femre që ka përdorë dhunë bashkëshorti ndaj tyre, unë jam ardhur për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Ish-burri i vajzës time, vajzën time e ka mbytur me dorën e vet, gjyqësia e ka lënën të lirë dhe të pafajshëm”.

Ai sot është në liri dhe dy vite burg ia kanë dhënë, krejt faktet janë dalë.

Morina thotë se ai e ka humbë shpresën në gjyqësor e drejtësi.

“Nga gjyqësori e kam humbë shpresën, unë jam vetëm të i bashkëngjitëm popullit edhe do luftoj për fatin e vajzës sime dhe do përgatitem të nxjerri hak, nuk kemi shtet as qeveri, prokurori dhe gjyqësi por dua të nxerri hakun vet”.

“Me pas kanë shteti si duhet nuk është dashtë me e lanë në hak, të hasmohemi e të bëjmë vrasje, por vrasësin me e fut në burg, nëse ka bërë krim për 10 vite, ai duhet të dënohet për 20 vite që të mos bëhet edhe viktima e dytë apo e tretë”.

Një akuzë tjetër, Morina ia hedhë edhe prokurorit Sylë Hoxhajt, sipas tij Hoxha ka dhënë ryshfet për lirimin e të dyshuarit për vrasjen e Antigona Morinës.

“Ish dhëndri im më ka bërë hasëm pse po i akuzoj unë ata, unë kam ecë vetëm me ligje, fajtor e kanë lënë të gjitha dëshmitarë, por gjykata dhe prokuroria e kanë lëshuar”.

“Sylë Hoxha e ka liruar, duke e shkelë ligjin e vendit tonë, e gjithë kjo pasi ai ka dhënë ryshfet dhe dhëndri im është liruar, unë do e ndjekë edhe Sylë Hoxhën”.

Të ngjashme