Me një ceremoni lamtumirëse do të pensionohet legjenda e WWE, Rey Mysterio

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e WWE-së, Rey Mysterio, do ta përfundojë karrierën e tij në një ceremoni të veçantë lamturmirëse.

45-vjeçari konsiderohet si një nga më të mirët në histori në kategorinë e peshave të mesme në historinë e mundjes spektakolare.

Mirëpo, ai do të lë gjithçka prapa në një eveniment final që do të organizohet në javën e ardhshme.

Mysterio, emri i vërtetë i të cilit është Oscar Gutierrez, e filloi karrierën në moshën 14 vjeçare në vendlindjen e tij në Meksikë.

Ai bëri emër në kampionatin ‘WCW’ në vitin 1995 duke u bërë i njohur me stilin e veçantë të njohur si ‘lucha libre’. Në vitin 2001, Mysterio iu bashkua WWE-së, ku vetëm pas një viti u bë yll i madh.

Në vitet në vazhdim, Rey ia doli ta fitonte çdo titull të mundshëm dhe kështu hyri në listën e më të mirëve të këtij sporti.

Të ngjashme