Më pak se 3 mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

2 mijë e 800 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 597 mijë e 345 vaksina.

846 mijë e 214 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës. Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme