Me rëndësi pjesëmarrja

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:10 | Nga

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, thotë se pavarësisht qëndrimit të Spanjës në Samitin e Sofjes Kosova trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e rajonit. Pikërisht për shkak të Kosovës edhe në dokumente, edhe në komunikime të BE-së vendet anëtare të BE-së përmenden si “shtete anëtare”, ndërsa ata nga rajoni si “partnerë”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kundërshtimeve nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare kanë rënë dakord për tekstin e deklaratës së përbashkët, që do të miratohet në Samitin për Ballkanin Perëndimor të enjten, në Sofje të Bullgarisë.

Se Kosova do të marrë pjesë në këtë samit si një shtet i pavarur dhe i barabartë me të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili për “Zërin” ka thënë që trajtimi i Kosovës si shtet i pavarur në këtë samit është tejet i rëndësishëm për vendin.

“Samiti i Sofjes është më i rëndësishmi prej vitit 2003, sepse është hera e parë kur Kosova praktikisht trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e rajonit dhe trajtohet sikur çdo shtet tjetër e që është një arritje e madhe. Është arritje për ne pavarësisht asaj se çka Spanja mendon, ne do jemi pjesëmarrës në këtë samit dhe Kosova do të trajtohet e barabartë me shtetet e tjera”, ka theksuar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme