Me Serbinë s’duhet të diskutohet për pronat, kërkohet edhe të mos harrohet e kaluara

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 13:53 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E kaluara e Kosovës duhet të kujtohet gjatë procesit të dialogimit me Serbisë, është përsëritur nga panelistët në konferencën “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizimi ose status-quo e përkeqësuar”, raporton Ekonomia Online.

Iraj Hashi, profesor nga universiteti “Staffordshire University”, ka përsëritur disa herë se e kaluara nuk duhet të harrohet, sidomos në procesin me Serbinë.

“Jemi duke vuajtur nga një amnezi duke iu referuar prapavijës që duket e harruar. Para 20 viteve dua të kujtoni çka ka ndodhë. Ne kemi një situatë ku dy vende kanë mosmarrëveshje për një liqen, të Gazivodës”.

“20 vite më parë kishe 400 mijë njerëz nga Kosova të cilët me forcë janë larguar nga shtëpia në Shqipëri, 200 mijë në Maqedoni dhe të tjerë diku tjetër. Njerëz ishin duke u vrarë, të pafajshëm dhe shumë gjera ishin duke ndodhur”.

“Çështjet ekonomike janë gjithashtu pjesë përbërëse e kësaj. Në ish-Jugosllavi pronat shoqërore ku shoqëria ka qenë pronare e të gjitha gjërave. Bizneset iu janë dhënë shoqërisë”.

Ai ka thënë se liqeni i Ujmanit megjithëse nga Serbia ka shfaqur tendencën për ta bërë pjesë të saj, kjo pjesë ishte në territorin e Kosovës.

“Toka në të cilën është akumuluar ky liqen i takon dhe është financuar nga vet shteti. Edhe toka që tash është në territor të Serbisë ishte nën institucionet e Kosovës. I tërë projekti ishte mundësuar nga institucionet kosovare me mbështetjen e Qeverisë federale të asaj kohe”.

“Kosova është përgjegjëse për pjesën e pasurisë së saj për kohën sa ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Këtë e ka thënë edhe Kuvendi dhe Kosova ka pranuar këto obligime si dhe të tjera që janë marrë nga koha e UNMIKut”.

Sipas tij, Serbia ende përdore gjuhën e Sllobodan Millosheviqit, ndërsa tha se ajo ka gllabëruar ekonominë kosovare të viteve të 90-ta, raporton EO.

“Nuk duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur në Kosovë para njëzet viteve. Gllabërimi i ekonomisë kosovare nga Serbia gjatë viteve të 90-ta”.

“Çdo diskutim duhet ta ketë parasysh këtë. Është e qartë se ata nuk kanë pranuar asnjë here për krimet që kanë bërë në Kosovë. Ata kanë përdorur një gjuhë të Millosheviqit që edhe sot e përdorin”.

Muhamet Mustafa, këshilltar i lartë në Institutin Riinvest, ka thënë se çështjet më me rëndësi ku palët nuk pajtohen janë në fushën e ekonomisë.  Ai tha se Serbia vazhdon edhe sot të paraqesë propagandë për pronën publike.

“Serbia vazhdon edhe sot të paraqesë propagandë për pronën publike. Serbia në bisedimet e Vjenës ka tregu vetëm për borxhet e jashtme e jo për asetet. Kosova ka përgatit dosjen e çështjeve ekonomike dhe i ka shtruar si kërkesa për kompensim. Serbia nuk ka prezantuar asnjë argument valid. Të gjitha ligjet për pronë në kohën e Millosheviqit janë shpallë ilegale dhe diskriminuese”.

“Kosova ka një borxh të akumuluar sepse nuk i ka kryer borxhet në vitet 90-ta. Kosova pranon edhe hisen për borxhin e pranueshëm. Kosova ka kërkuar që Serbia ta marrë obligimin për borxhin e jashtëm. Sa i përket pronës publike dhe shtetërore plani i Ahtisarit e ka zgjidhë pasi ka thënë se e gjithë prona brenda Kosovës i takon Kosovës”.

“Mendoj që ligji për Trepçën e ka zgjidhë çështjen e Trepçës në mënyrë të drejtë. Serbia vazhdon të krijoj pretekste mbi periudhën e Millosheviqit dhe është çështja e reciprocitetit. Kosova ka shërbyer keq deri tash. Kosova është tregu inferiore që të përgjigjet ndaj Serbisë”.

“Dikush po thotë të hiqet taksa. Unë mendoj që taksa ka mundësi të pezullohet taksa, por Kosova të zbatojë reciprocitetin. Është me rëndësi që palët të tregojnë gatishmëri në fushën e ekonomisë që në bazë të standardeve ndërkombëtare të zgjidhim këto çështje”.

Ljubomir Frčkoski, profesor në Fakultetin Juridik “Iustinianus Primus” në Maqedoni, tha se vërtetësia e pronave duhet të bëhet nga dëshmi nga një palë e tretë si dhe nga përvoja e vetë palëve.

Deputeti i Kosovës Ilir Deda ka thënë se ky diskutim mbi qasjen në pronë duhet t’i tregohet presidentit Thaçi, pasi sipas tij qasja e tillë e prishë suksesionin.

“Këtë duhet me ia tregu presidentit dhe atyre që duan korrigjim të kufijve se çka do thotë qasja në pronë”.

“Qasja të cilën e ndjek presidenti dhe disa të tjerë e prishë suksesionin sepse na qet në rrafshin e një vendi i cili po kërkon recesion në pajtim me ‘shtetin ëmë’. E prish suspendimin e ligjeve diskriminuese të UNMIK-ut dhe çfarëdo pozicioni publik me të cilin Thaçi e të tjerët po mashtrojnë”.

Rreth 50 pjesëmarrës, duke përfshirë studiues vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë, politikanë, akademikë, udhëheqës të shoqërisë civile dhe përfaqësues të medias po paraqesin e analizojnë pengesat e dialogut dhe po diskutojnë rrugën përpara duke reflektuar mbi sfidat aktuale.

Kjo konferencë u organizua nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Instituti Riinvest për Hulumtime Zhvillimore (RIINVEST), me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë.

Të ngjashme