Më shumë se 20 mësimdhënës jashtë listës së pagave në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Derisa të gjithë mësimdhënësit në Kosovë nëpërmjet grevës po kërkojnë rritjen e pagave, 24 të tillë në Fushë-Kosovë po kanë telashe t’i realizojnë të ardhurat mujore që u takojnë. Zyrtarët komunalë nëpërmjet konkursit të rregullt kanë angazhuar 10 mësimdhënës nga shtatori i vitit 2017 dhe 14 të tjerë nga shtatori i vitit të kaluar.

Por të gjithë këta vazhdojnë të mbesin jashtë listës së pagave. Drejtori për Arsim në këtë komunë, Islam Shabani, thotë se të njëjtit janë duke i paguar nëpërmjet përmbaruesit privat, shkruan sot Koha Ditore.

Por 14 mësimdhënësit e angazhuar vjet, janë me nga 1 e 2 paga mbrapa, krahasuar me mësimdhënësit e tjerë. Sipas tij, Ministria e Financave me Qarkoren e re buxhetore ua ka lejuar rritjen e numrit të mësimdhënësve për 22, por për shkak të mosmiratimit të buxhetit të Kosovës, ata ende janë jashtë listës së pagave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme