Me thellimin e krizës amerikano-turke, Erdogani shpresat i mbështet tek Trumpi

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Tayip Erdogan, ka deklaruar të martën se beson që presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që lidhjet midis dy aleatëve në NATO të mbeten peng i blerjes prej Ankarasë të sistemit rus të mbrojtjes, S-400.

Ankaraja dhe Washingtoni ndodhen tashmë sa kohë në kurs përplasjeje, rreth blerjes prej Turqisë të sistemeve S-400, të cilat ShBA-ja thotë se nuk janë kompaktibile me mbrojtjet e NATO-s dhe përbëjnë rrezik për aeroplanët luftarakë amerikanë, F-35.

Gjatë muajit të kaluar Turqia e kishte pranuar dërgesën e parë të S-400, teksa kishte thënë se dërgesa e dytë do të mbërrinte në Ankara gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Reuters, përcjell sot Koha Ditore. Ky veprim e kishte nxitur Washingtonin që ta fillojë largimin formal të Ankarasë nga programi F-35, në të cilin Turqia ishte si konsumatore, ashtu edhe prodhuese.

Washingtoni ka paralajmëruar se Turqia do të përballet me sanksione amerikane rreth sistemit S-400, por Ankaraja i ka hedhur deri më tani paralajmërimet, duke u mbështetur në vend të kësaj në sigurimin e ndonjë përkrahjeje prej Trumpit, gjatë samitit të G20-s në qershor.

Trumpi megjithatë nuk i ka përjashtuar sanksionet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme