“Me u plak me ty Zotit ja kërkoj”- Elgit Doda feston ditëlindjen, Klea Huta i bën këtë urim të veçantë!

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme këngëtari i njohur Elgit Doda feston ditëlindjen.

Në një ditë kaq të rëndësishme për të, nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga partnerja e tij e zemrës, Klea Huta.

Bukuroshja teksa ka postuar një video shumë të ëmbël së bashku, e ka uruar shpirtin e saj binjak me disa fjalët shumë të veçanta.

“Gëzuar ditëlindjen producenti im i çmuar. Jam suportuesja jote më e madhe, fansja jote më e madhe, fuqia & dobësia jote. Jam mikesha jote më e mirë përjetë. Elgit Doda, me u plak me ty Zotit ja kërkoj. Të du sa botën”- ka shkruar këngëtarja.

Çfiti kanë një fëmijë së bashku të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid, ndërsa kohët e fundit në rrjet po qarkullojnë zëra se moderatorja është shtatzënë për herë të dytë.

Dyshimet u shtuan pas pjesëmarrjes së këngëtares në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku në fustanin e ngushtë që kishte veshur dukej barku i rrumbullakët.

Të ngjashme