“Mean Girls” kthehen në formë të një mjuzikëli të adaptuar

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Filmi “Mean Girls” ua kishte fituar zemrat shikuesve para 16 vitesh, ndërsa tash po rikthehet në ekran në formë të mjuziklit.

Ngjarja përcjell Cady Heron, tinejxherja, e cila gjatë gjithë jetës është shkolluar në shtëpinë e saj në Afrikë.

Pasi zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë regjistrohet në një shkollë të zakonshme qyteti.

Atje takohet me lloj-lloj njerëzish, ndërsa duke i njohur ata zbulon gjëra të reja për veten dhe e gjen vendin e saj në shoqëri.

Paramount Pictures qëndron prapa këtij filmi, ndërsa muzikën e kanë shkruar Jeff Richmond dhe Neil Benjamin. Producentë të filmit janë Lorne Michaels e Tina Fey. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme