Media sllovene: Serbët do ta donin aneksimin e Kosovës

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 12:33 | Nga

Ballkani do të mund ta përgatisë terrenin për krizën europaine të radhës, vlerëson gazeta e Lubjanës “Delo” duke komentuar kontestin diplomatik ndërmjet Serbisë e Maqedonisë.

Gazeta vlerëson se vendimi i Beogradit për tërheqjen e personelit nga Ambasada e Serbisë në Shkup pjesërisht është përpjekje presioni i Serbisë ndaj Maqedonisë që të votojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Koha.net.

“Serbia e Maqedonia kanë qëndrime të ndryshme lidhur me zgjidhjen e problemit shqiptar. Qeveria maqedonase nuk ka zgjidhje tjetër pos t’ia mundësojë shumicës etnike shqiptare të marrë pjesë në krijimin e politikës së brendshme e të jashtme nëse nuk dëshiron ta sakrifikojë stabilitetin e vendit”, thotë gazeta.

“Në ndërkohë autoritete në Serbi preferojnë aneksimin e Kosovës ose të paktën ndarjen e gjithë asaj që është serbe dhe atë që është shqiptare”, thekson më tutje “Delo”.

Ajo shton se Serbia, si aleat tradicional i Rusisë në Ballkan, me siguri “përpiqet t’i ndihmojë Moskës dhe përpjekjeve të saj që ta pengojë gjithë rajonin për të hyjë në BE dhe në NATO “.

“Pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit me qëllim që të pengohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, qëllimi i ri i Rusisë është Maqedonia”,vlerëson “Delo” e cila përkujton se bisedimet SHBA – Maqedoni janë intensifikuar në mënyrë që në vitin e ardhshëm vendi të bëhet anëtari i 30 –të i NATO-s.

Kjo gazetë përfundon se “ndeshja re rrezikshme e futbollit”, siç është titulli artikullit, mund të sjellë krizë të re evropiane në Ballkan.

“Rajoni i konflikteve të ngrira dhe i kontesteve të reja edhe më tej është fuçi baruti”, vlerëson gazeta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme