Mediet serbe “raportojnë” se Vuçiqi u fut në Banjë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 10:04 | Nga

Pavarësisht vendimit të Qverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Drenicë, presidentit seb, Aleksandër Vulin, mediat sebe raportojnë se ky i fundit përmes rrugëve dytësore tashmë gjendet në fshatin Banjë.

“Qindra shqiptarë, përfshirë veteranët e UÇK-së, bllokuan rrugën dhe gurët në fshatin Banja. Përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës, Presidenti Vuçiç shkoi atje”, thuhet në artikullin e publikuar nga B92.

Tutje kjo media serbe raporton se Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiqit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për Tanjug.

Por raportimet janë të pasakta, konfirmohet nga Banja.

Pas protestave të banorëve shqiptarë, qeveria ia anuloi lejen Vuçiqit për ta vizituar Drenicën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme