Sipas disa mediumeve spanjolle, Real Madridi të hënën në mbrëmje do të njoftojë se Zinedine Zidane është kthyer në pozitën e trajnerit në klub.
Klubi ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin aktual Santiago Solari pas takimit që pati sot bordi i drejtorëve.
Zidane gjithmonë ka qenë i preferuari i presidentit Florentino Perez, sipas “Marcas”.
Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe Ligës së Kampionëve, por edhe mbetjes prapa në La Ligë, Zidane, sipas raportimit të Jugones në mbrëmjen e së hënës do të zyrtarizohet te Reali.
Francezi u largua nga Reali vetëm nëntë muaj më herët pasi fitoi titullin e tretë rresht të Ligës së Kampionëve.