Analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pas lirimit të Glauk Konjufcës nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, duke e komentuar me ironi këtë vendim.
Me anë të një postimi në Facebook, Mehmetaj shkroi se, sipas tij, pas këtij vendimi “është e ligjshme dhe nuk është e dënueshme” që të futesh në institucione dhe të hedhësh gaz lotsjellës.
“Glauk Konjufca sot u lirua nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend… Rrjedhimisht, prej sot është e ligjshme dhe nuk është e dënueshme me u fut në institucione edhe me i gjuajt me gaz lotsjellës njerëzit. Okej”, ka shkruar Mehmetaj.
Reagimi i tij vjen pas vendimit në rigjykimin e rastit që lidhet me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.