Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar objektin e Qendrës së fëmijëve me Sindrom Down, që është duke u ndërtuar në periferi të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti me këtë rast tha se do t’i kushtojë përkujdesje të veçantë personave me Sindrom Down dhe Autizëm.
Madje ai thotë se objekte si ai që po ndërtohet për këtë kategori nuk ka as në rajon, madje ka premtuar se edhe pesë tilla në mandatin e tij.
“Programi im parasheh një përkujdesje të veçantë për personat në nevojë. Në këtë rast gjendemi në objektin i cili është thuajse gati në përfundim në këtë rast për personat Down Sindrom dhe Autizëm”.
“Është projekt i vetëm dhe zotohem se Prishtina në mandatin tim do të ketë më shumë objekte të tilla jo vetëm për Down Sindrom por edhe për shoqata tjera”, tha ai, raporton EO.
“Objekte të tillë nuk ka në rajon dhe do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Iniciativa gjithmonë do t’i përkrahë. Kemi paraparë që në komunë të jenë edhe 5 objekte të tilla”.