Duke qenë se veçohet për dukjen e saj, Melinda Ademi tërheq interesimin e faqeve rozë përmes fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ardhur me një imazh, në të cilin duket atraktive me kostum të shkurtë në formë fustani që ia vë në pah hiret e saj. “Kush është për një […]
Melinda vjen me një pozë atraktive e ulur mbi bilardo

Duke qenë se veçohet për dukjen e saj, Melinda Ademi tërheq interesimin e faqeve rozë përmes fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka ardhur me një imazh, në të cilin duket atraktive me kostum të shkurtë në formë fustani që ia vë në pah hiret e saj.
“Kush është për një lojë?, është pyetja që këngëtarja e ka bërë për fansat e saj, në pozën në të cilën shfaqet e ulur mbi një bilardo.
https://www.instagram.com/p/B863xQ2jrcF/
Në bazë të përshkrimit të lokacionit, fotografia është realizuar në Firence të Italisë, ku Melinda ka mbajtur koncert.
Në profilin e saj në InstaStory, autorja e hitit “Karma” ka publikuar video nga performanca muzikore me këtë veshje.

















