Ekonomia Online
FUNDIT

Memli Krasniqi në Paris, pritet në Senat dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme

Memli Krasniqi në Paris, pritet në Senat dhe në Ministrinë për Punë të Jashtme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Paris të Francës ku kanë zhvilluar disa takime zyrtare në Senat, në Parlament dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Në Senat, pata nderin të pritem dhe të diskutoj me senatoren Laure […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Paris të Francës ku kanë zhvilluar disa takime zyrtare në Senat, në Parlament dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Në Senat, pata nderin të pritem dhe të diskutoj me senatoren Laure Darcos, përgjegjëse për Kosovën në grupin e miqësisë Francë – Ballkan, ndërkaq, në Parlament takova deputetin Jean-Philippe Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë – Kosovë. Senatoren Darcos dhe deputetin Ardouin i falelënderova për miqësinë dhe mbështetjen tyre ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës Francës për ndihmën dhe kontributin në të gjitha etapat e shtetndërtimit. Në këto takime, po ashtu, shpreha bindjen se bashkëpunimi ndër-parlamentar ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, me Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, kreu i PDK-së Memli Krasniqi është takuar me Adrien Frier, ku diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to.

“Për PDK-në, qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me aleatët tanë është e papranueshme, e gabuar dhe si e tillë po e vë në rrezik edhe sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Prandaj, sot, Kosova ka nevojë për një Qeveri të re, me qasje ndryshe, dhe e cila kthen në binarë rrugëtimin e shtetit tonë drejt integrimit euro-atlantik dhe kursit pro-perëndimor”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme