Mënyrat natyrale për të qetësuar nervat dhe durimin

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Sistemi nervor i njeriut mundëson komunikimin e organizmit me botën e jashtme.

Ky sistem mban nën kontroll mekanizma të ndryshëm në organizëm siç janë: temperatura e brendshme, tretja, frymëmarrja e të tjerë.

Ka raste të caktuara kur nervat nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre për shkak të funksionit të dobët, traumës, përdorimit të substancave narkotike dhe mangësive në ushqyerje.

Nervat e dobët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e jetës.

Nëse ato janë të dobët, organizmi përballet me disa simptoma të forta siç janë: dobësimi muskular, vështirësi në frymëmarrje, mpirje, marramendje, vështirësi në përqendrim, probleme në aftësitë e të nxënit e të tjerë.

Si të përballeni me dobësimin e nervave

Ekspertët thonë që njeriu mund të përkujdeset për shëndetin e sistemit nervor duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme:

  • Shmangni situatat stresuese dhe ngopuni me gjumë
  • Shmangni konsumin e kafesë dhe alkoolit
  • Pini sa më shumë ujë
  • Shmangni duhanin
  • Sigurohuni që ilaçet që konsumoni janë të këshilluara nga mjeku.

Përpos tyre, ju mund të shfrytëzoni trajtimet e mëposhtme për të pasur nerva më të forta e funksionale.

Acidet yndyrore Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për sistemin nervor dhe e mbrojnë atë.

Ato e pajisin organizmin me acide EPA dhe DHA të cilat shfrytëzohen nga i gjithë sistemi nervor për funksionin gjithëpërfshirës në të mirë të organizmit.

Ushqimet më të pasura me acide yndyrore janë: sardelet, salmoni, farat e chias, farat e linit, arrat, spinaqi, lulelakra etj.

Ecja këmbëzbathur

Kontakti i drejtpërdrejtë me tokën përmirëson shërimin e nervave, ul inflamacionin, ul stresin dhe nxit gjumin.

Ekspertët këshillojnë që të ecni më shumë këmbëzbathur, në rërë, bar apo në tokë për të paktën 30 minuta.

Magnezi

Ushqimet e pasura me magnez janë të rëndësishme për sistemin nervor.

Magnezi rrit prodhimin e serotoninës në trup dhe qetëson sistemin nervor.

Ushqimet më të pasura me magnez janë: bananet, bajamet, çokollata e zezë, sallata jeshile, spinaqi, arrat, farat e kungullit dhe thjerrëzat.

Çaji jeshil

Ky çaj përmban disa substanca që nxisin çlirimin e dopaminës dhe serotoninës.

Çaji jeshil është i rëndësishëm për largimin e stresit dhe përmirësimin e humorit.

Ai përmirëson përqendrimin, vëmendjen dhe aftësinë e të menduarit.

Kamomili

Kamomili ka një efekt qetësues për trupin dhe trurin.

Ai zbut nervat dhe zgjidh problemet me pagjumësinë.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e 2-3 filxhanëve me çaj kamomili çdo ditë.

Të ngjashme