Sot, gjatë ditës janë krijuar kolona të gjata në kufirin Hungari- Serbi, më konkretisht në Horgosh, pika kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.
Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihen shumë vetura duke pritur radhen.
Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi.
Vlen të përmendim faktin se për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë shumë mërgimtarë kanë anuluar pushimet e tyre për në Kosovë, kjo për shkak të pandemisë Covid-19.