Mërgimtari nga Amerika për shtrenjtimet: Çmimet të papërballueshme, populli është lodhur nga krizat e njëpasnjëshme

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 12:33 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimet e produkteve kanë vazhduar të ngriten edhe në fillim të këtij viti. Së fundi ngritje është vërejtur te çmimi i vezëve, duhanit dhe mishit. Edhe në tregun e gjelbër në kryeqytet disa artikuj ishin shtrenjtuar, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë me të cilët bisedoi Ekonomia Online po e shohin të papërballueshme rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Ismet Krasniqi, që jeton në Amerikë, tha se ta bësh një krahasim me çmimet në New York “këtu është tragjedi e madhe”.

Sipas tij, me këtë rritje është e pamundur që qytetarët t’ia dalin, duke shtuar se populli është lodhur nga krizat e njëpasnjëshme.

Sipas tij, zgjidhja është që Qeveria të mendojë për qytetarët siç thotë ai pasi çmimet janë “trashanike të mëdha”.

“Për Zotin janë ngritë shumë, po e bëj një lloj krahasimi mes New York e këtu është tragjedi e madhe me të vërtetë. Është e pamundur, ka probleme, pasoja të mëdha për arsye se populli është i lodhur me gjithë këtë probleme të cilat i ka në jetën e përditshme”.

“Po zgjidhja më e mirë është që të kenë kujdes rreth gjendjes momentale në të cilën gjenden populli, duhet me menduar për atë bile për këto çmime që janë trashanike të mëdha”, tha Krasniqi.

Shaban Kadrolli thotë se nuk mund të arrijë të blejë asgjë me pensionin që merr.

“Tana katastrofë janë. Vallahin boll hiq, çka me ba me një pension”, shprehet ai, i pyetur se si po ia del. “, “Nuk janë të përballueshme, shumë i kanë rritë”, tha Kadrolli.

Ngjashëm si Kadrolli mendon edhe Qamil Hamdiu, i cili tha se Qeveria duhet të punojë në këtë drejtim, duke bërë një kontroll të çmimeve.

“Vallahi katastrofë për neve në përgjithësi është shtrenjtim i madh. Me vështirësi shumë. Zgjidhja do të ishte Qeveria me ndërmarrë diçka me kqyr sa, më bë një kontroll të çmimeve, me bë një tavan të çmimeve se nuk është sigurt kurgjo, sot për nesër çmimet po ndryshojnë”, tha Hamdiu për Ekonomia Online.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2022 vendi kishte normë mesatare të inflacionit për 12 për qind, kurse Banka Qendrore parasheh që inflacioni të pësoj rënie në 2023-n.

Të ngjashme