Mërgimtari nga Suhareka arrestohet në Serbi

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 14:38 | Nga

Xhavit Sali Kolgeci i lindur me 02.04.1970, nga fshati Vraniq i Suharekës, është ndaluar mbrëmë nga Policia Serbe në kufirin Serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë

Sipas të familjarëve të kontaktuar nga TherandaPost, ai tashmë ndodhet në Burgun e Nishit. I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e po ashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002. Deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim nga institucionet serbe, për arsyen e ndalimit, transmeton Theranda Post.

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se Xhavit Sali Kolgeci është arrestuar të martën dhe po mbahet në burgun e Nishit pa asnjë arsyetim.

“Familjarët e tij më kanë njoftuar, se ai tani ndodhet në burgun e Nishit, pa kurrfarë arsyetimi duke qenë e ditur, se ai është liruar më 2002 nga Gjykata e Nishit dhe Kryqi Kuq si shumë të burgosur të atëhershëm politik. Si deputet tani jam në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe institucione tjera në Kosovë, për të bërë të mundur lirimin e tij. Ftoj Qeverinë dhe institucionet tjera që të marrin hapa konkret për lirimin e këtij qytetari”, ka thënë Muharremaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme