Merkel i dërgon Putinit birra gjermane

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 12:08 | Nga

Entuziastët e birrës në botë i vlerësojnë varietetet gjermane, dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk bën përjashtim. Kancelarja Angela Merkel madje i dërgon atij disa shishe të birrës së prodhuar nga Saksonia, të cilin informacion e bëri të ditur vetë kreu i shtetit rus.

“Herë pas here, Angela më dërgon disa shishe birre Radeberger”, tha udhëheqësi rus në filmin dokumentar “Putin”, i përgatitur nga kanali VGTRK, ku edhe iu referua kancelares gjermane me emër, transmeton Klan Kosova.

Kur ishte agjent i KGB-së, Putini vizitoi një nga birrarët më të mira në qytetin Radeberg me familjen e tij gjatë viteve të tij të qëndrimit në Gjermaninë Lindore, ku ishte vendosur në vitet 1980-ta.

Por, me sa duket, birra gjermane nuk është e vetmja që e preferon udhëheqësi rus. Putin gjithashtu piu birra  me presidentin e atëhershëm rus Dmitri Medvedev gjersa vizitoi sheshin popullor të Moskës ‘Zhiguli’.

Edhe pas një gllënjkë birre të mirë në fund të një dite të gjatë, për ta udhëhequr Rusinë nuk është detyrë e lehtë, ka thënë ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, i cili gjithashtu ishte pjesë e filmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme