Merkel i kundërpërgjigjet Trumpit për Rusinë: Ne bëjmë politikë të pavarur

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 15:01 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën politikë të pavarur dhe merr vendime të pavarura.

Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Berlini kontrollohet tërësisht nga Rusia.

“Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik”, tha Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.

“Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura”, tha Merkel teksa arriti në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

“Gjermania bën shumë për NATO-n”.

“Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-s dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Merkel.

Ajo do ta takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme