Merkel shpjegon pse zgjodhi vetëm Tiranën dhe Beogradin për vizitë

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Tiranën. Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, Merkel ka vijuar me takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi ka nisur në orën 12:00 në në Tirana Buisnes Center, në zonën e Rinasit. Ndërkohë kanë falë edhe pamjet e para.

Ndërsa takon kryeministrat, Merkel i falënderon ata që kanë ardhur, ndërsa shpjegon se do të donte t’i vizitonte të gjitha vendet por ishte e pamundur, pasi duhej shumë kohë.

“Faleminderit që erdhët! Doja të vija në çdo vend por ishte e pamundur. Do të duhej 3-4 ditë por situata nuk e lejonte. Edi faleminderit. Është shumë bukur këtu, është investim gjerman,” tha Merkel.

Një ditë më parë Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Të ngjashme