Merkel: Unë e Macron jemi shumë të interesuar për Kosovë dhe Serbi

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Për herë të fundit si nismëtare e Procesit të Berlinit nisur më 28 gusht 2014 kancelarja Angela Merkel, këtë të hënë nëpërmjet video konferencës takoi liderët e Ballkanit Perendimor.

Qysh para shtatë vjetëve, qëllimet e procesit u përshkruan në dekleratën politike të nënshkruar nga krerët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e Serbisë si dhe udhëheqësve evropian të prirë po atëherë nga Merkel.

“Të bëjmë progres shtesë e real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, thuhej mes tjerash në deklaratë.

Vetë kancelarja e cila në shtator përfundon mandatin e katërt në krye të qeverisë dhe i thotë lamtumirë politikës të shtunën, doli me deklaratë për procesin e Berlinit.

“Përkundër krejt përparimeve, në Ballkanin Perëndimor ka ende sfida të mëdha, mosbesimi dhe nacionalizimi i vjetër ende nuk janë zhdukur. Përsëri mund të ndizen mos marrëveshje bilaterale prandaj pajtimi është i nevojshëm. Kjo do të thotë që ajo që ndodhi të mos përsëritet dhe të bëhet krejt cka është e mundur që gjeneratat e reja në rajon të jeton mirë dhe në paqe”, tha mes tjerash Merkel, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë i ka potencuar dhe ato që ajo i quan suksese të iniciativës që ndër vite është mbajtur në qytete të ndryshme evropiane dhe sivjet kthehet në gjenezë, pra në Berlin.

“Kemi bërë hapa të mirë para në fushën e edukimit e njohjes së ndërsjellë të diplomave universitare dhe në bashkëpunimin shkencor. Janë të prekshme edhe lëvizjet që i kemi bërë në lidhjen e rajonit përmes projekteve të trafikut e infrastrukturës. E gjitha kjo shërben në përmbushjen tutje të kushteve që vendet duhet t’i plotësojnë për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian”.

Të ngjashme